Arjan Curri: Najada Çomo është tmerrësisht e bukur/ Çani Currit: S’e dija që gustot e tua ishin kaq të çuditshme…

0
1178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në studion “Zonë e Lirë”,  mbrëmjen e djeshme, është diskutuar lidhur me listat e zgjedhjeve, të 25 prillit, ku analisti Arjan Curri, ishte përballë moderatorit Arjan Çani.

Sfilata e listave PD-PS-LSI, cila është më seksi” mund të konsiderohet si një ndër pyetjet që mori më pak kohë në studion e “Zonë e Lirë”. Kjo pasi Arjan Curi ,zgjodhi që t’i përgjigjej asaj në kuptimin e parë të fjalës, duke e lënë Arian Çanin pa fjalë…

Për mua më seksi në kuptimin e parë të fjalës, është e mazhorancës, se mazhoranca vdes të konkurrojnë dhe me estetikë dhe sensualitet.

E ke fjalën për Najadën?

Edhe Najada është një zonjë tmerrësisht e bukur, me ato flokët e kuqe…

Jo jo… Mos ekzagjero.

Më pëlqen shumë.

O Curi seriozisht?

Po patjetër.

S’e dija që gustot e tua ishin kaq të çuditshme, jo vërtetë ta them…

Ka njerëz që tërhiqen nga moshat e treta, por nuk është ai rasti. Por, Zonja Najada është jashtëzakonisht e bukur, shumë fisnike. Edhe Zonja Luljeta është një grua shumë e bukur, sepse bukuria nuk ka të bëjë vetëm me format e asaj që mendon ti. Lidhet edhe me fisnikërinë dhe pastaj ka jashtëzakonisht deputete dhe deputetë të tjerë, të cilët dihet ajo që PS, edhe Rama vetë është goxha seksi në kuptimin sensual të politikës, se kjo ishte pyetja jote pra…

Unë e bëra më seksi, më shumë për të provokuar pak, po idea është kush është më joshëse, më interesante.

Më interesante është tjetër muhabet.

Kur them seksi është një provokimi, është një lojë fjalësh. Në kuptimin kush tërheq më shumë… Dhe ti më the që ty të pëlqen më shumë Luljeta me Najadën.

Po patjetër.

Seriozisht? Po mirë pra vazhdojmë tek pyetja e katërt…

Zjarr Tv Ad