Arjola Demirin afrohet për një foto me Ramën, por shihni si e shmang Kryeministri…

0
252
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja Arjola Demiri, kërkoi hapur publikisht të bashkohej me strukturat e Partisë Socialiste, por është shmangur me “lezeet” nga Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës që ky i fundit pati në Tropojë.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se Demiri afrohet të bëjë një foto me Kryeministrin Rama, por ky i fundit nuk tregon ndonjë njohje për aktorën apo afrimitet.

Ai buzëqesh në siklet dhe “si me stil” vahzdon të ecë përpara për të shmangur ndonjë bisedë me Demirin. Kjo e fundit, ngelet pas nga turma që ecen më shpejt.

Demiri, ka folur publikisht për dëshirën dhe për anëtarësimin e saj në Partinë Socialiste, pavarësisht se si përfundim nuk rezultoi në listat e kandidatëve për deputetë. Në çdo dalje televizive, Demiri është shprehur se ajo që ka më shumë dëshirë në këto momente është që të punojë me Kryeministrin Edi Rama, për një mandat të tretë, por strukturat e Partisë Socialiste, nuk e kanë menduar njësoj.

 

Zjarr Tv Ad