Arkivohet procesi gjyqësor kundër Matteo Salvinit

0
22

Gjykata Italiane e Apelit ka arkivuar procesin gjyqësor ndaj ish minisitrit të Brendshëm Matteo Salvini, i akuzuar për abuzim në përdorim e avionëve e helikopterëve shtetëror  në dispozicion të Policisë së Shtetit e Drejtorisë Kombëtare të zjarrfikësve.

Ish-ministri i Brendshëm italian akuzohet për 35 fluturime, 20 udhëtime me avion  e 15 me helikopterë të kryera nisur  nga 1 qershori 2018 për transferimente në nivel kombëtar  të tij e të stafit.

Normativa ligjore lejon që këto mjete ajrore të përdoren vetëm nga Presidenti i Republikës, nga kryeministri, nga kryetarët e dy dhomave të Parlamentit Italian, e nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykatën Italiane të Apelit e konsideron të parregullt përdorimin e këtyre mjeteve ajrore shtetërore nga ish-Minisitri i Brendshëm Matteo Salvini, por verifikimi i shpenzimeve ka vërtetuar se nuk kanë më të larta nëse ai  do të udhëtonte me fluturimet e linjës.

Pra për magjistratën italiane fakti nuk përbën dëm ndaj shtetit e ky proces arkivohet.

Dosja hetimore i kalon Prokurorisë së Romës.