Armand Duka kandidat për Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, do të hedhë sërish kandidaturën për të qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Ishte vetë Duka që e njoftoi vendimin, në një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

“Shpresoj që në Kongresin që do të mbahet në Romë, në shkurt 2019, të kem sa më shumë federata mbështetëse,– shkruan Duka, – kandidoj për të pëfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla”.

Duka kandidoi për herë të parë në Kongresin e UEFA-s në vitin 2017, duke marrë 22 vota, dhe duke mos arritur të zgjidhej vetëm për pak vota. Ai është president i Federatës Shqiptare të Futbollit, që nga viti 2002, dhe ky është mandati i tij i pestë në këtë post.

 

Zjarr Tv Ad