Armand Duka: Kemi gabuar me stadiumin, ja kur do jetë gati Arena Kombëtare

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku ishte i pranishëm dhe ka folur për Akademinë e Arbitrimit dhe ndër të tjera për stadiumin Arena Kombëtare, ku ka thënë se në muajin shtator me shumë mundësi do të përfundojnë edhe punimet e këtij impianti.

“Kuptohet që nuk është e lehtë nga pikëpamja konstruktive, arredimi, mobilimi, prodhimi i sinjaleve televizive. Këto gjëra të vogla e bëjnë të vështirë ndërtimin e një stadiumi. Është një projekt shumë i madh, i parealizuar anjëherë në Shqipëri. Do ishte shumë mirë që ta kishim parashikuar saktë për në qershor, por është e pamundur që të arrihet. Kështu që uroj që në shtator të mos gabojmë dhe të jemi në kohën e duhur.”-tha Duka.

Më tej, presidenti foli edhe për arbitrimin, ku theksoi se nuk është e lehtë të ndash drejtësinë në fushën e lojës.

“Fizikisht është sport por mendërisht është më shumë se sport sepse do japësh drejtësi në fushën e lojës dhe të japësh drejtësi në fushën e lojës nuk është e lehtë. Sokol Jareci që kam në krahë, e ka filluar si ju, ka bërë një karrierë shumë të mirë në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar, kemi edhe vajza që po promovohen ne fushën e arbitrimit. Ne i ftojmë  vajzat të merren me këtë sport apo profesion. E kemi filluar vjet këtë akademi, disa vite më parë ka qenë një trajnim spontan. Arbitrat duhet të edukohen shumë mirë pasi janë një faktor shumë i rëndësishëm për një ndeshje futbolli. Nga viti i parë kemi plot 70 arbitra të cilët kanë kaluar testet dhe aktualisht arbitrojnë. “

 

Zjarr Tv Ad