Armand Duka viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Në fushë janë lojtarët më të mirë, do dalim të fituar

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka vizituar në burgun e Hagës Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Së bashku me kreun e futbollit në Kosovë, Agim Ademi, Duka ka inkurajuar ish-luftëtarët e UÇK-së. Duka u shpreh besimplotë se me angazhimin e të gjithëve, Thaçi dhe Veseli do dalin të pafajshëm.

“Sot pasdite isha në burgun e Hagës, Hollandë. Bashkë me Presidentin e Federatës së Kosovës Agim Ademi, e anetarin e kominitetit ekzekutiv te FFK Mirsad Çollaku, u takuam e bashkëbiseduam me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe Shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës.

Me erdhi shume mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin.Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria e Kosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium.

Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojrat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do dalim të fituar.

Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju”, shkruan Duka.

Zjarr Tv Ad