Armand Shkullaku: Nuk është lojë fëmijësh, Basha duhet të përballet me Berishën, nuk mund të thotë kam 95% mbështetje

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Armand Shkullaku, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar ngjarjet në PD dhe sjelljen e Lulzim Bashës, pas përjashtimit të Berishës.

Shkullaku tha se Lulzim Basha, duhet të përballet me Berishën dhe vendimin që ka marrë për të. “Basha duhet të japë shpjegime, jo për Berishën, por rreth 700 mijë votues të PD, që kanë nevojë për disa shpjegime.

Ne po diskutojmë pasojat, por thelbi është, si zoti Basha, si një pjesë e njerëzve pranë tij, i kanë thënë demokratëve, popullit opozitar, se Sali Berisha është i pafajshëm, nuk është i korruptuar dhe qeverisja e Berishës nuk ka qenë e korruptuar dhe vendimi i SHBA është i padrejtë. Kjo kontraditë kërkon ballafaqim me njerëzit. Në një luftë politike, ndershmëria dhe ballafaqimi me të vërtetën është ajo që duhet të bëjë një lider politik.

Nuk mund të kalojë me idenë, hajd se tre ditë dhe do kalojë kjo.

Është marrë vendim shumë i fortë, për të cilin Lulzim Basha nuk mund ta anashkalojë. Nuk është e thënë që të japësh shpjegime dhe të marrësh përgjegjësi, ti përçan partinë. Duhet t’ju shpjegojë njerëzve, se edhe ata që dalin presin Berishën, janë votues të PD. Nuk mund t’u thuash atyre që unë kam 95% mbështetje. Nuk është lojë fëmijësh.

Kreu i opozitës ka detyrim para shqiptarëve. Ai ka marrë vendim nën presion dhe kërcënim? Është e rëndë, sepse me presion PD, nga parrulla nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, shkuam në reformën e Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit. Duke mos u ballafaqur dhe mos folur, do thellohet pë*rçarja në PD”, tha Shkullaku.

 

Zjarr Tv Ad