Armando Sadiku, një shans për t’u kthyer në Zvicër

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Armando Sadiku është dëshira më e madhe e Luganos, me klubin zviceran që shpreson ta marrë qoftë edhe për disa kohë nga Levante. Presidenti Renxeti, i intervistuar nga “Corriere del Ticcino”, e pranon hapur se “ai është në krye të listës sonë”, veçse me disa kushte. Kushti kryesor është ai financiar, pasi sulmuesi i kombëtares shqiptare ka një rrogë të madhe në La Liga të Spanjës, të tillë që Lugano nuk e përballon dot. Gjithsesi, përshtypja është që kjo lëvizje mund të kryhet.

Me 38 gola në 62 ndeshje për tiçinezët, Sadiku mbetet një nga lojtarët më të dashur për tifozët, të cilët e presin me krahë hapur. Klubi zviceran do të duhet të bëjë një sforcim financiar dhe teknik për ta paguar dhe për ta përshtatur në skuadër, dhe “Korriere del Tiçino” shkruan se në janar mund të largohen nga ekipi tre lojtarë, Jao, Amuzi dhe Abedini. Sulmuesi 27-vjeçar e nisi karrierën në Cërrik, pastaj luajti me Gramozin dhe Elbasanin, por shpejt kaloi në Zvicër, ku luajti për Lokarnon, dy herë për Luganon, Zyrihun e Vaducin. Më pas, provoi aventurën në Poloni me Legian e Varshavës.

Janarin e kaluar, Sadiku hodhi hapin e madh në karrierë, tek Levante në La Liga të Spanjës, por nuk pati fat dhe shpejt pësoi një dëmtim të rëndë në gju. Ai është edhe shënuesi më i mirë aktiv i kombëtares shqiptare me 11 gola, si dhe njeriu që shënoi golin e vetëm të Shqipërisë në finalet e një Europiani.

 

Zjarr Tv Ad