Armë dhe municione, një në pranga, një tjetër nën hetim

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person është vënë në prangat e policisë dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë të kapur me armë zjarri dhe municion pa leje.

Pas marrjes së një informacioni nga komuniteti, se në fshatin Pirg të Maliqit, dy persona qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e komisariatit të policisë Maliq, organizuan punën për kapjen e të dyshuarve.

Në sajë reagimit të shpejtë në kohë, uniformat blu bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të R.L., 20 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Pirg.

Dy të rinjve iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me tre fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad