Armina Mevlani përgënjeshtron mediat e Edi Ramës

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të trembur nga protestat qytetare kundër rritjes së çmimeve, Rama dhe shpura e tij tentojnë që të shpërqendrojnë opinionin publik, duke fabrikuar lajme.

Një i tillë është edhe ai që blogerja Armina Mevlani ka ikur me pushime në Dubai.

Mediat që kontrollohen dhe paguhen nga Rama, si Tema, Java, Lexo dhe ndonjë tjetër, kanë publikuar këtë lajm, që duket qartësisht se është shkruar nga e njëjta dorë.

Sigurisht që lajmi është i pavërtetë dhe është bërë veç për të goditur protestën e nesërme.

Si rrallë herë në lidhje me shkrimet ndaj saj, sot blogerja Armina Mevlani ka reaguar duke e quajtur gënjeshtër lajmin dhe se nuk ka bërë udhëtime, duke mbështetur plotësisht protestën.

‘Po mirë, turp nuk kemi që gënjeni! Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjeshtra tërë jetën? Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime?

Dhe për më tepër vendosni foto të njerëzve të tjerë, duke thënë që jam unë?’, shkruan blogerja Armina Mevlani në një story në Instagram

Zjarr Tv Ad