“Armiqtë janë gjithmonë të dobishëm”, kryeministrja e ardhshme e Italisë rrëfen si u përball me bullizmin në adoleshencë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Giorgia Meloni, është femra më e përfolur e momentit pas fitores së qendrës së djathtë në zgjedhjet e parakohshme në Itali. Një vit më parë ajo dha një intervistë, ku fliste si rrallë herë për jetën personale.

Liderja e “Vëllezërve të Italisë” foli për të shkuarën e vështirë dhe bullizmin e përjetuar gjatë adoleshencës.

“Gjithë jetën kam luftuar. Rreth 13 vjeç kam përjetuar këtë episod, ndër të shumtit në jetën time. Ishin disa të rinj që luanin volejboll, dhe unë i kërkova : “Mund të luaj?”.

Ata më thanë ik “je e shëndoshë”. Dhe unë do i falenderoj për gjithë jetën time sepse humba dhjetë kilogram në dy muaj. Armiqtë janë të dobishëm gjithmonë.”-u shpreh Meloni në intervistën për “Verisomo”.

E pyetur për vështirësitë në politikë, ajo zbuloi se për të nuk ka qenë e lehtë por ka luftuar gjithmonë me vendosmëri.

“Nuk ishte e lehtë, sigurisht. Nuk ishte i lehtë në një ambient si i yni, sepse unë nuk jam ndierë kurrë e diskriminuar për faktin që jam femër. Unë kam reaguar gjithmonë me vendosmëri”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad