Armir Shkurti: A e dini pse kapelja juaj kushton 350 euro? I ka bërë Rama që t’ju lexojë mendimet…

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Armir Shkurti, është aktiv sa u takon ngjarjeve që ndodhin në vend, ku shpesh herë ka reaguar lidhur me situatat e pakëndshme që ndodhin në vend, ku edhe kësaj here, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth ngjarjeve të fundit, ku me nota ironie, shkruan për tenderin në Ministrinë e Brendshme, ku një kapele, kushton 350 euro. “A e dini pse kapelja juaj kushton 350 euro?

Tre policët tek tryeza ngjitur na panë me siklet. As po qeshnin dot e as po flisnin dot. Ndërsa ne ia kishim ngenë gallatës”. Ndër të tjera, gazetari shkruan se; kapelja është bërë që Rama t’u lexojë mendimet policëve.

Postimi:

– A e dini pse kapelja juaj kushton 350 euro?

Tre policët tek tryeza ngjitur na panë me siklet. As po qeshnin dot e as po flisnin dot. Ndërsa ne ia kishim ngenë gallatës. Sapo qemë freskuar me ca birra këtu te Hymeti ‘s Palace në Pogradec dhe donim gallatë.

– I ka bërë Rama që t’ju lexojë mendimet – ia lëshon profesori shumë serioz. – Po të shash me mend shefin ose qeverinë vete direkt sinjali te kompjuteri dhe regjistrohet ajo që mendon. Kapelja – vazhdoi profesori – të bën edhe që ti bindesh urdhërave pa diskutim fare. Po ta keshë në kokë, edhe po të thanë “hidhu nga shkëmbi” ti hidhesh.

Pas pak policët u ngritën të heshtur. Kapelet s’i vunë në kokë por i futën nën sqetull. U bë tre ditë që s’i kemi parë më me kapele vënë…

Zjarr Tv Ad