Arratisja e bujshme nga Gjykata e Vlorës, Kasaj kapet në Greqi

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohet në Greqi 29-vjeçari Mikel Kasaj, i cili në 23 maj të vitit 2018, arriti që të arratisej në mënyrë spektaklolare nga Gjykata e Vlorës.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë në Athinë, si pjesë e nju grupi të dyshuar për grabitje me armë, në banesa dhe karburante.

Gjatë këtij operacioni sipas policisë greke, u arrestuan në total tetë persona, gjashtë shqiptarë dhe dy grekë.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 kilogramë kanabis, një automatik kallashnikov dhe tre pistoleta.

Kujtojmë se në momentin e arratisë nga gjykata Kasaj u dënua me 5 vite burg për pengmarrje, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje me 3.4 vite.

Në momentin që gjyqtari Skënder Haluci dha vendimin, ai kërceu nga tavolina, duke shpëtuar nga duart e policëve për shkak se nuk i ishin vënë prangat dhe u arratis jashtë ambienteve të gjykatës

Zjarr Tv Ad