Arratisja e Gruevskit, Zaev: Serbia të mbajë përgjegjsi

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë të dhënë për DW, Zaev teksa ia atachoi të gjitha fajet Maqedonisë, nuk nguroi të shprehte nota proteste ndaj Serbisë për mënyrën sesi Gruevski kaloi kufirin drejt Hungarisë pa pasaportë.

“Unë kërkova sqarim. E di se përgjegjësia para së gjithash është e jona. Unë nuk flas për kufijtë, që ka mundur që t’i kalojë me letërnjoftim, unë nuk flas se si ka hyrë nga Shqipëria në Mal të Zi dhe Serbi. Unë pyes se si ka dalë nga Serbia. Unë dua të di se si qytetari ynë e ka kaluar kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë pa pasaportë. Unë dua ta di, a ka gjasa që secili prej nesh pa pasaportë dhe vetëm me letërnjoftim të hyjë në Hungari, vend anëtar i BE-së.”

Zaev paralajëmroi gjithashtu se nëse gjatë arratisjes së Gruevskit ka persona të përfshirë, qeveria maqedonase do t’i ndëshkojë pavarësisht funksionit që mund të kenë.

 

Zjarr Tv Ad