Arrest me burg për të riun që u kap me 4 kg heroinë në portin e Durrësit

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën arrest me burg pa afat për shtetasin Bledar Shqarthi, i cili u kap me 4 kg heroinë në portin e Durrësit.

Ai nuk pranoi që të fliste në gjykatë duke sqaruar se shpjegimet do t’i jepte në një moment të dytë.

Prokuroria po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

29-vjeçari Shqarthi, u arrestua mbrëmjen e 6 janarit 2019 pas sekuestrimit të drogës në kamionin që ai drejtonte.

Mësohet se sipas hetuesve, lënda narkotike kishte destinacion Italinë në tregun e lirë që kushtonte 80 mijë euro.

Ndërsa të njëjtat burime tregojnë se, Bledar Shqarthi ka kryer rolin e korrierit dhe për një rrugë paguhej rreth 2 mijë euro.

 

Zjarr Tv Ad