“Arrest shtëpie” për Florida Beun, i dha Rovena Vodës rryshfet për ta futur në punë

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Florida Beun.

Beu doli në përgjimet e prokurorisë duke deklaruar se i kishte dhënë rryshfet ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, për ta punësuar në këtë ministri.

Ajo akuzohet për “Ushtrim të ndikimit të pa ligjshëm” të funksionarëve publikë dhe sipas përgjimeve dyshohet t’i ketë dhënë Vodës 1 mijë euro, një arkë me peshk, dhe një telefon të shtrenjtë, markën e të cilit ia specifikoi vetë Voda.

Pak ditë më parë Apeli i GJKKO nuk e pranoi kërkesën e Vodës për lehtësimin e masës, duke vendosur të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Zjarr Tv Ad