Arrestim spektakolar, po vidhnin një Range Rover ‘skifterët’ shqiptarë kapen në terminal

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy shqiptarë të moshës 41 dhe 45 vjeç janë arrestuar nga karabinierët në Varese. Ata janë vënë nën pranga me akuzën për vjedhje të automjeteve dhe të apartamenteve nën kërcënimin e armëve.

Personat e kapur ishin pjesë e një bande prej 4 personash, të gjithë me kombësi shqiptare.

Operacioni për arrestimin e pjesëtarëve të kësaj bande ka nisur që në Shtator të vitit të kaluar, në bashkëpunim edhe me zyrat e Policisë Gjyqësore Polaria në Malpensa. Nga vëzhgimi i kamerave u bë i mundur zbulimi i aktivitetit dhe itinerarit të përshkruar prej tyre gjatë vjedhjes së automjeteve.

U zbulua se ata kishin dy garazhe nëntokësorë, ku grumbullonin makinat e vjedhura me qëllim që vendndodhja e tyre të mos zbulohej nga sistemet satelitore.

Dy të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e 5 “Range Rover”, një makine të tipit “Jaguar F”, grabitje bizhuterish si dhe për vjedhje nën kërcënimin e armëve brenda shtëpive në provincat e  Ravenna dhe Brescia.

Aksioni për kapjen e tyre u bë në momentin kur ata po vidhnin një Range Rover brenda një terminali. Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, automjeti u përmbys për shkak të shpejtësisë së madhe

Zjarr Tv Ad