Arrestimet te Trauma/ Petrit Vasili: Drejtësia me regji ‘lufte’ me mjekët e kotecët, ‘dashuri’ me inceneratorët e shtesat e kateve

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë Rama se po bën shoë dhe drejtësi me regji me mjekët e keqpaguar në këtë vend dhe me qytetarët për një kotec, ndërkohë që nga ana tjetër “mbyll sytë” për aferat e inceneratorëve dhe katet shtesë pa leje.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se qeveria ndërmerr “operacione gjiganteske, te planifikuara, te menduara, te sterholluara, te koordinuara, me police me maska dhe per çfare; per arrestimin e mjekeve dhe te te moshuares per kotecin e pulave. Ndersa per inceneratoret ku jane vjedhur qindra milion euro Drejtesia me regji “harron, hutohet, ngaterrohet, nuk kujtohet, pengohet me kembet e saj dhe ne fund nuk i arreston dot hajdutet e qeverise”.

“Drejtesia me regji dhe shteti policor vetem habitet, çuditet dhe tromakset kur sheh qindra kate e kulla pa leje, por edhe keta nuk i arreston dot por ben gati VKM- ra qe ti amnistojne”, shkruan Vasili.

Zjarr Tv Ad