Arrestimet tek “Myslym Shyri”, si e shmangin trafikantët e heroinës përgjimin nga policia

0
933
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Heroina e kapur ditën e premte nga policia Tiranës gjatë një aksioni antidrogë dyshohet se është trafikuar nga Turqia.
Gjatë aksionit ku u sekuestrua 1 kilogram heroinë u arrestuan 5 persona nga të cilët njeri prej tyre ka qenë i arrestuar në Turqi dhe ka vuajtur disa vite burg atje.
Pikërisht Nikolin Merko është prangosur në shtetin turk me 9 kilogram heroinë dhe është dënuar me 5 vite burg. Gjithashtu edhe të arrestuarit e tjerë rezultojnë që të kenë precedent penal ne trafikun e lëndëve narkotike.
Avdyl Musagaja rezulton i dënuar me burg në Itali. Gjithashtu edhe Fatjon Bahiti është dënuar me 3 vite burg për trafik të kanabisit. Dyshohet se droga kishte mbërritur nga Turqia dhe destinacioni i saj ishte tregu me pakicë i Tiranës.

Pese persona u arrestuan nga policia e kryeqytetit në bazë të operacionit të koduar “BBM”. Kjo pasi komunikon me këtë aplikacion të telefonit Blackberry për të shmangur përgjimet.
Agjentët e antidrogës u detyruan të qëllojnë katër herë në ajër për të neutralizuar dhe arrestuar poseduesit e drogës. Gjatë kontrollit në biznesin minimarket të Nikolin Merkos policia gjeti dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë Cannabis Sattiva.

Zjarr Tv Ad