Arrestimi i 16-vjecarit në Arapaj, Prokuroria sqaron ngjarjen

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Durrësit, ka reaguar pas publikimit të lajmit në media lidhur me rastin e 8-vjecares në fshatin Arapaj të Durrësit. Në njoftimin zyrtar prokuroria thotë se nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur”.

“Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin.” Thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i Plotë:
Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, lidhur me rastin që është përhapur në media që ka të bëj me një ngjarje të ndodhur ne Arapaj Durrës, ju informojmë se:

Është regjistruar çështja penale Nr.1288 që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga nenet 108/a dhe 110/2 të Kodit Penal.

Nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje, sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur”.
Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin.

Do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj për mospublikimin e rastit si arsye e parashikimeve të ketij Kodi.
Duke ju falenderuar për vëmendjen!

 

Zjarr Tv Ad