Arrestimi i 26 vjeçares, dyshohet se nxorri në pritë Hekuran Billën ditën e atentatit

0
307
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 26 vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit tek “Komuna e Parisit”. Adjola Lakra u zbulua nga nga tabulatet telefonike se ka qenë në zonën e “Komunës së Parisit” natën kur ndodhi vrasja.Nga burime hetimore bëhet me dije se ka qenë pikërisht Adjola Lakra personi që kishte telefonuar Hekuran Billën për të shkuar në zonën ku ndodhi krimi, me pretendimin për ta takuar.Nga hetimet rezulton se 26-vjeçarja ka patur njohje prej 1 viti me viktimën Hekuran Billa.Gjatë marrjes në pyetje, Adjola Lakra nuk i ka pranuar akuzat.

Zjarr Tv Ad