Arrestimi i Adriatik Llallës? Juristi Bledar Uku: Ka të drejtë që të kërkojë azil politik në Zvicër, ja si do të veprohet nëse nuk dorëzohet

0
249
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jurist Bledar Uku i ftuar në studion e “Fax Neës” ka zbuluar hapat ligjor që do të ndiqen për çështjen e Adriatik Llallës i cili u dënua me 2 vite burg dhe iu sekuestrua një pjesë e pasurisë së tij.

Gjatë fjalës së tij, Uku tha se ish-kryeprokurori ka të drejtë për të kërkuar azil politik në Zvicër por në këndvështrimin e tij nuk e fiton dot këtë të drejtë pasi ka fakte të mjaftueshme për mosdeklarimin e pasurisë.

Sipas juristit të njohur, sistemi i ri i drejtësisë ka nisur me sukses por ende ka probleme.

Sekuestrimi i pronave? Këtë e priste vetë llalla nuk ishte dicka e papritur. Vendimi ka marrë formë të prerë pavarësisht se e kemi apo jo në arrest zotin Llalla. Është normale që ai të largohet derisa nuk kishte asnjë vendim të formës së prerë që dënon Llallën. Në një kohë të tillë ai ka përfituar nga kjo liri dhe normalisht ka zgjedhur fatin e tij. Për sa kohë që nuk ka pengesë ai mund të lëvizë në çdo vend të Europës. Llalla ka lëvizur në formë të ligjshme dhe askush nuk i ka kërkuar llogari.

Lalla azil në Zvicër? Mund të kërkojë azil politik, për shkak të përplasjeve politike që kishte më parë në Shqipëri. Kjo përbën një element për të shqyrtuar por nuk dihet nëse do ta marrë ose jo azilin politik por ka të drejtë për ta kërkuar. Nuk e ndalon askush për të ndaluar azil politik. Unë në shikimin tim personal nuk e besoj se mund të përfitojë një azil politik. Fakti është që ai ka fshehur pasurinë, është sekuestruar një pjesë e pasurisë dhe është fakt i pakundërshtueshëm. Vendimi nuk përbën një shkallë të lartë të rrezikshmërisë së personit, pra është dënuar me 2 vite heqje lirie. Nuk ka rrezik të lartë shoqërore ky person.

Nëse nuk kthehet në Shqipëri? Do shpallet në arrest ndërkombëtar për ta arrestuar. Dënimi i formës së prerë dhe ky vendim duhet të ekzekutohet.

Reforma në drejtësi sukses? Në momentin kur ka një sanksion që shërben për të parandaluar krime të ngjashme në Shqipëri dhe shërben për të ndëshkuar personin që ka kryer këtë. Llalla nuk është i arrestuar mungon kjo pjesë, reforma në drejtësi ka sukses për hetimin e drejtuesve të lartë të shtetit dhe e dyta është sukses që merret një vendim mos zvarritet. Sigurisht që ka filluar me sukses por ka boshllëqe në sistemin e ri të drejtësisë, ka mungesë vullneti për të vepruar. Nëse ishin të bindur me faktet kishin mundësi për të vepruar sa më shpejt që mos lejonin që të largoheshe.

Tenderi për uniformat e policisë së shtetit? Tendera të tillë që kanë vlerë të lartë nuk kalonin pa u vënë re nga autoritete drejtuese të institucionet. Mendoj që figurat që kemi parë deri tashmë nuk janë aktorët kryesorë s’kanë lidhje me këtë ngjarje”, tha Uku.

Zjarr Tv Ad