Arrestimi i Alda Klosit/ Eksperti i kriminalistikës: Ish zyrtarja mund të jetë një karrem, do kemi supriza në ditët e ardhshme…

0
2875
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, ka komentuar arrestimin e ish zyrtares Alda Klosi. I ftuar në emisionin “Review”, Rexhepi, tha se Klosi mund te jetë lënë e lirë për tu përdorur si karrem për të arritur tek persona të tjerë.

“Kjo është nga ngjarjet më të lehta për tu zbuluar. Kam përshtypjen se për shkak dhe të ngarkesave të tjera kjo ngjarje ka pasur një frenim.

Dhe akuzat e ngritura janë të lehta. Mund të ketë qenë dhe grup i strukturuar kriminal. Kjo ishte një ngjarje që kërciste që në fillim. Tek paratë lihet gjurma, përpunohet ‘rimidim’ dhe del gjurma e gishtave te paratë.

Nga pikëpamja e provueshmërisë është e lehtë. Nuk është çudi që kjo zyrtarja të jetë si karem që të interceptohen bisedat që ajo ka pasur në telefon.

Mund të ecet dhe diku më lart, për shkak dhe të situatës politike mund të serviret ndonjë zar i rëndë në fushëbetejë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad