Arrestimi i Alqi Bllakos, Spiropali – Tabakut: Mjaft moj zonjë bërë teatër! Meritat i kemi ne, Reforma në Drejtësi çoi në burg deputetin socialist

0
382
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Elisa Spiropali iu përgjigj deputetet të PD-së Jorida Tabakut e cila nga foltorja e Kuvendit i dha merita Komisionit Hetimor për zbardhjen e aferës së inceneratorëve dhe më pas rezultoi me arrestimin e socialistit Alqi Bllako.

Por në përgjigje të Tabakut, Spiropali tha se arrestimi i Bllakos është si meritë e drejtësisë së re, jo e Komisionit Hetimor.

“Po mjaft moj zonjë bëre teatër, se nuk ishte balloni i Komisionit që e çoi në burg Alqi Bllakon, por Reforma në Drejtësi, që nuk latë dy gurë bashkë për ta kundërshtuar.

Ti moj zonja Tabaku që dole nga ajo sallë se ndoshta të erdhi orari i gjumit, nuk çon njeri në burg. Ju i keni hedhur hi syve njerëzve, i keni mbajtur në pushtet me klanet tuaja”, tha Spiropal

Zjarr Tv Ad