Arrestimi i Balilit, Meta: Falenderoj partnerët për arritjen e këtij rezultati

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit te Klement Balilit. Presidenti ka përshëndetur nga Lezha agjensitë ligjzbatuese, si dhe partnerët ndërkombëtar  për bashkëpunimin i cili çoi në arrestimin e Balilit.

 “Përshëndes ndalimin e Klemend Balilit, një person me probleme mjaft serioze me ligjin. Në këtë rast dua të falenderoj jo vetëm agjensitë ligjzbatuese por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot” u shpreh Meta në një prononcim për median nga qyteti i Lezhës.

Pak më parë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm u shprehën se arrestimi i Klement Balilit është meritë e Policisë Shqiptare. Por, më herët u fol se Balili u vetëdorëzua në polici dhe se nuk u arrestua nga policia.

Zjarr Tv Ad