Arrestimi i Balilit, reagon PD: Nuk është dorëzim, por një pakt i Ramës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në një dalje për mediat tha se  dorëzimi i Klement Balilit nuk është një hap i madh siç e konsideroi kryeministri, por sipas tij, ky është dorëzim  i kontrolluar dhe në pakt me Ramën.

Ai shtoi se shefi i qeverisë po ndjek të njëjtën skemë siç ndodhi me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Paloka tha mes ë tjerash se Balili ka jetuar në Sarandë dhe propaganda që i janë konfiskuar pasuritë janë farsë e kësaj qeverie.

“Shoqërimi i Klement Balilit nuk është një hap i madh kundër krimit, por dorëzim i kontrolluar në pakt me Edi Ramën. Edi Rama po zbaton të njëjtën skemë si me Saimir Tahirin, Dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor. Për ish-ministrin e drogës, që la mandatin e ministrit u la në shtëpi, për t’iu përgatitur lirimi.

Edi Rama kontrollon hetimin e kësaj çështje. Gjatë gjithë kësaj kohë Balili ka patur mbështetjen e Ramës,. Ai ka jetuar në Sarandë. Kompania  tij ka marrë 77 tendera nga qeveria e Edi Ramës. Të gjithë në Sarandë e dinë se konfiskimi i resortit luksoz është farsë. Propaganda nuk do ta ndihmojë që ta shesë këtë si sukses. Qeveria është në duart e një njeriu të vetëm”, tha  ai.

Zjarr Tv Ad