Arrestimi i biznesmenëve, Policia jep informacion zyrtar

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me hetimin tatimor, ndërmorri mbrëmjen e së mërkurës një operacion të gjerë për ndalimin e disa personave, mes të cilëve edhe biznesmenë, që dyshohet se kishin ngritur skema mashtruese për tvsh.

Dyshimet janë se të arrestuarit kishin krijuar firma fiktime, me qëllim shmangien e pagesave të detyrimeve. Megjithëse ende nuk ka një shifër zyrtare, mendohet se dëmi i krijuar ndaj shtetit është disa milionë euro.

Fillimisht mësohet se janë shoqëruar rreth 50 persona, por rreth 15 prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë Policia e Shtetit sapo ka dalë me një njoftim zyrtar mbi operacionin.

Më poshte informacioni i detajuar nga ana e policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Informaliteti”.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga 15 administrator të shoqërive dhe kompanive të ndryshme.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Informaliteti”, në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administrator në kompani dhe shoqëri biznesi, konkretisht u ndaluan shtetasit:

P., I. D., H. S., F. F., Sh. P., A. B., Sh. J., M. N., P. B., V. M., A. L., R. K., R. R., V. K dhe Rr. B.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import,eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020  lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar  për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.

Nga analizimi i librave të blerjes rezultoj se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor.

Në kuadër të këtij proçedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim, ku për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjëra.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë,  në  ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.

 

Zjarr Tv Ad