“Arrestimi i dy ministrave të Ramës rrezikon…mund të dalin dhe 2 të tjerë”- Ngjela: 40% e gjyqësorit janë në listë për t’u hequr

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela tha se është domosdoshmëri juridike zgjatja e mandatit të vetingut. Duhet të pranojmë që ka mbaruar më shumë se gjysma e personelit e janë eleminuar rreth 500 gjyqtarë e prokurorë për korrupsion. Mos të duket pak?

Këtu kishte një gjë që shqiptarët nuk ishin të përgatitur. ONM, janë skrupulozë perëndimorët e i shkojnë shumë gjatë hetimit të dosjeve se pavarësisht që të kapin shumën, nuk e dinë e justifikon dot ti shumën apo jo, vijojnë hetimin dhe për anën profesinale dhe morale, për anën profesionale do shikonin dosjet, sa është niveli i tyre profesional. Shumica nuk pati mundësi të shkonte deri tek mendimi për anën profesionale se nuk justifikonin dot pasurinë. Ata e bënë me studim dhe studimi i dosjeve i hëngri shumë kohë ONM.

Nuk kanë dorë shqiptarët aty. Aq sa kanë dhe në SPAK, nuk kanë dorë shqiptarët as në SPAK, pra këtu nuk flitet për pazar politk, ka forcë politike të ushtruar nga Uashingtoni dhe këtu ndodhi që mesa vura re, sjellja e të dy palëve ishte me trëmbje. Palëve që votan sjellja ishte me lëkundje kështu mu duk mua. Ose PS është vonuar deri sa të mbaronte reforma në PD, mund të jetë edhe kjo.

Ardhja e Bashës me forcën e politkës amerikane dhe mbështetjen e politikës amerikane sigurisht që do votonte pro, kurse ata grupi i Saliut që ka vetëm dajren e daullen s’ka të tjera i ra dajres e daulles kot se nuk prishinin dot punë orkestrimit të madh“, u shpreh Ngjela në emisionin “Pikat mbi i” në News 24.Duhet të mbarojë vetingu gjyqësor që të nisë vetingu i politikës, se këta janë të korruptuar, e dinë ata e kapën e kapi ekspertiza amerikane e kishte eksperimentuar dhe në Kroaci.

Bullgari e Rumania shpëtuan fitoi korrupsioni i futën në BE pa bërë pastrimin kurse këtu thanë do bëjmë pastrimin pastaj BE. Në Rumani bënë eksperimentin dhe këtu erdhi më e fortë se këtu ka SPAK”, u shpreh Ngjela. Ngjela ndër të tjera tha se arrestimi i dy ish ministrave të qeverisë Rama rrezikojnë kryeministrin. “Ai ishte i trembur ka të drejtë. Janë dy ministra të Ramës në arrest për korrupsion. Të cilët rrezikojnë Ramën. Unë nuk di Rama mund të ketë mbrojtje të mirë por e rrezikojnë, mund të dalin e dy të tjerë.

Kjo është pika A. Pika B ish kryeministri Sali Berisha, janë në rrezik të dy, ish kryeministri dhe ministri, jua jap profesionalisht.Si do dalin provat se korrupsini po avancon dhe ata nuk e lanë gjykatën që të ngelej pa bërë vetingu deri në fund, se nëse gjykata se bënte vetingun deri në fund nuk plotësohej SPAK. Pyetja që bëhet në funksion të hetimit por sikur këta të cojnë tek kryeministri ca do ndodhë do shpëtojnë veten apo do hapin kraterin?

Rames i jepet mundësia të bëjë politik, por i shqetësuar është, vihet re. Ne bote kur kërkohen të bëhen reforma të mëdha ai që ka mazhorancën e reformat i bën një forcë që nuk varet nga ty ai që ka mazhorancën ben qe të marrë përfitime. Se cdo bëjë Rama nuk e di e ka marrë apo jo, që do shkojë drejt procesit nuk diskutohet. Sot ka tronditur gjithë korrupsionin e gjyqësorit. Gjyqësori ishte një skëterrë mos shiko SPAK, akoma skëterrë është, 40% e tyre janë të gjithë të listuar për ti hequr e nuk u ka ardhur akoma rradha për investigim. Ne na duhet drejtësia”.

Zjarr Tv Ad