Arrestimi i Fatos Tushes nga SPAK/ Taulant Balla: Reforma në Drejtësi është proces i pakthyeshëm, po shohim rezultate…

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialisti Taulant Balla, ka komentuar operacionet e fundit të SPAK, duke thënë se Reforma në Drejtësi, është një proces i pakthyeshëm. Dje, nga kjo strukturë u arrestua kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe zyrtarë të kësaj bashkie, për korrupsion e shpërdorim detyre.

“Nga mëngjesi deri në darkë shajnë reformën në drejtësi dhe kur vjen puna tek vendimet, themi është fillim i mbarë. Është një proces i pakthyeshëm, nuk ka më kthim mbrapa. Kur në këtë sallë kam përmendur rastet e Kroacisë apo Rumanisë dhe kur erdhëm në pushtet morëm përsipër të bëjmë reformën më të thellë, sot jemi në kushtet që ne mund të shohim rezultatet.

Standardet që PS ka vendosur në këtë vend është standardi që duhet të ndjejë çdo forcë politike. Drejtësia nuk është e mirë kur vepron mbi kundërshtarin politik dhe është e keqe kur vepron mbi ty. Në asnjë rast PS nuk ka sulmuar institucionet e drejtësisë”, u shpreh Balla. Sipas tij, nëse dikush ka një provë, mund ta çojë atë në institucionet e drejtësisë.

Balla iu përgjigj dhe deklaratës së kolegut Myslim Murrizi, i cili tha se PS bashkëpunon me PD dhe “një fryt” i këtij bashkëpunimi është ende në sistem, duke iu referuar Avokates së Popullit.

“Dua t’i them kolegut Murrizi që në politikë, marrëveshjet politike janë pjesë e jetës politike të vendit. në shumë vende, përmes tyre zgjidhen krizat dhe bëhen reformat më të rëndësishme. përmes një marrëveshjeje politike dhe me ju deputetët e opozitës parlamentare, bëmë një hap të rëndësishëm përpara duke hapur listat dhe duke i dhënë mundësinë qytetarëve që të japin një votë dhe për kandidatët.

Si provë e parë nuk ishte e gabuar, ishte shumë e mirë, natyrshëm duhet të kishim pasur më shumë kohë në dispozicion. Nuk dua të hyj fare në diskutimin apo debatin që pasoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Sekretari i PS Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad