Në konferencën e fundvitit, Edi Rama nuk i ka lënë pas dore dhe delirimet.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me pagesat e inceneratorëve, Rama është shprehur se qeveria është e detyruar që të paguajë lekë.
Ai u shpreh se vetë po hidhet në zjarr, ndërsa të tjerët po përfitojnë.
Sipas Ramës qeveria është e detyruar që të zbatojë kontratat deri në ditën kur drejtësia do të flasë përfundimisht.
Rama foli indirekt dhe për Lefter Kokën, apo bashkëpunëtorë të tjerë që mund të vihen nën hetim, duke thënë se do të hidhej në zjarr për ta, deri në ditën kur qëllimi do të ishte i njëjtë.
‘Nuk është politikë e mirë për shqiptarët e varfër që gazetaria të bëjë propagandë me gjysmë të vërteta, pa iu referuar atyre normave ligjore që një qeveri ka detyrimin që ti zbatojë.
Për mua ministra, ish-ministra, jam bashkëpunëtor që hidhem në zjarr, deri në ditën që zjarri është për të bërë punët e këtij vendi më mirë.
Nëse dikush tjetër kur unë hidhem në zjarr, kërkon të nxjerrë gështenja për vete, nuk është më puna ime. Për mua këto janë lajme për drejtësinë që ka filluar të funksionojë. Asgjë që ka të bëjë me aktet individuale, dhe me gjasën e abuzimeve individuale nuk cënon rëndësinë e atyre veprave, që janë shpëtim për jetët e atyre njerëzve që ju iu qani hallin. Janë vepra që do ti kthehen shtetit, dhe janë pronë e popullit shqiptar.
Janë marrëdhënie kontraktuale që duhet të zbatohen derisa të flasë drejtësia’, tha Rama.