Arrestimi i kryebashkiakut/ Flet për herë të parë Fran Frrokaj

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i ka quajtur tërësisht banale dhe politike, akuzat e ngritura në drejtim të tij.

Frrokaj ka folur për herë të parë për akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Gjatë një komunikimi me gazetaret Frrokaj është i bindur në pafëjësi në lidhje me çështjen në fjalë.

‘Jam i gatshëm ta filloj këtë aksion për faktin se të gjitha akuzat që janë bërë kundrejt meje i kam konsideruar jo politike, por banale fare. Unë besoj tek drejtësia, në raport me mua, jo tek drejtësia e përgjithshme, sepse po e shikojmë sesi po trajtohet.

Unë besoj se në punën dhe veprimtarinë time, është goxha e vështirë të gjesh argumente për të dënuar Fran Frrokajn. Unë dhe të gjithë ne e dimë sepse është bërë kjo ndërhyrje.’- shprehet Frrokaj.

Procesi gjyqësor nuk e pengon për të rikandiduar për një mandat të dytë, ndaj Frrokaj nuk e fsheh këtë ambicie për të qenë sërish në krye të Bashkisë Lezhë.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018-të me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Hetimet për çështjen në fjalë kanë përfunduar dhe dosja ka përfunduar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.

Zjarr Tv Ad