Arrestimi i Lefter Kokës, Taulant Balla si Rama: Kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK, të përballet vetë me akuzën! PS nuk i ka askujt asnjë borxh

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin e Lefter Kokës, i cili akuzohet “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit. Ai ka qëndruar në të njëjtën linjë me Ramën., pasi ashtu si kryeministri, Balla është shprehur se kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK, do të duhet të përballet vetë me akuzën, pasi PS nuk i ka borxh askujt.

“Mirëprita në një takim studentë të degëve të ndryshme në Universitetin e Tiranës dhe universitete të tjera publike dhe private, të cilët vijnë nga Bashkia Lushnje. Ju tregova studentëve se pesë vite e ca muaj më parë miratonim në Kuvend ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, e cila është duke dhënë rezultate të qarta, duke nisur ta transformojë drejtësinë nga themelet, nga hallkën më të kalbur të shoqërisë shqiptare, në një gur themeli të një shteti të mirëfilltë europian, ku ligji vjen përpara gjithçkaje e ku ligji i trajton të gjithë si të barabartë. E pra, sot ne socialistët jemi më shumë krenarë për votën e dhënë për Reformën në Drejtësi.

Sot me rezultatet e dukshme dhe punën e SPAK-ut, të Gjykatës Kushtetuese etj., të gjithë mund të vërejnë qartë se sa e rëndësishme ishte Reforma në Drejtësi për të ardhmen e vendit tonë. Më vjen mirë që veprimet e SPAK-ut po duartrokiten. Ka qenë dhe mbetet qëndrimi i Partia Socialiste e Shqipërisë: Kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK-u, pa dallim partie duhet të perballet vetë me akuzën! Partia Socialiste nuk i ka askujt asnjë borxh dhe i sugjeroj çdo partie në Shqipëri ta ndjekë këtë qasje.

Është reforma në drejtësi, ajo që ka vendosur Shqipërinë në rrugën e Europës! Ata që e shanë, u munduan ta pengojnë, apo që u zotuan ta çbëjnë,  duhet të kërkojnë falje”, shkruan Balla.

Zjarr Tv Ad