Arrestimi i Llallës dhe Lefter Kokës, deputeti i PD: Kjo javë nisi mirë, ua di vuajtjet prokurorëve të SPAK që kanë prova për politikanët

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën e sotme plenare deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u  ka bërë thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK që të hetojnë politikanët, ndërsa e ka cilësur këtë moment historik në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ndër të tjera ai tha se ua di vuajtjet prokurorëve që mbledhin fakte për të akuzuarit në politikë, të cilat janë deputetë dhe ministra.

“Si ish prokuror e di çdo me thënë të vuash duke grumbulluar prova dhe fakte për të akuzuarit në politikë që janë qoftë deputetë, qoftë ministra apo zyrtarë të lartë. Keni shansin historik për të shpëtuar qytetarët shqiptarë, për të shpëtuar Shqipërinë. Ju jeni Antonio Di Pietro të Shqipërisë. Si Di Pietro që shkatërroi politikën e korruptuar në Itali, edhe ju duhet ti jepni fund pandëshkueshmërisë 30 vjeçare të politikanë shqiptarë”, tha Deputeti Sula. Në fjalën e tij ai përmendi edhe dy arrestimet e bujshme të kësaj jave: arrestimin e Adriatik Llallës dhe ish-ministrit Lefter Koka, duke i cilësuar si dy lajme të mira për luftën kundër korrupsionit.

“Kjo javë ka nisur me dy lajme shumë të mira për luftën kundër korrupsionit ndaj zyrtarët e lartë në vend. Që të kuptohemi qartë, këtu nuk ka ndonjë meritë kjo maxhorancë, aq më pak kjo qeveri, por vetëm organi i SPAK i cili po jep provat e para se investimi miliona dollarësh i partnerëve tanë ia ka vlejtur.

Ish kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është ndaluar nga autoritetet italiane. Ende pa u shuar jehona e këtij lajmi, nga SPAK erdhi lajmi tjetër i mirë për të gjithë shqiptarët, për ti dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në këtë vend, arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit në qeverisjen socialiste, Lefter Koka”, u shpreh deputeti demokrat.

Zjarr Tv Ad