Arrestimi i terroristit në Elbasan, reagon Matteo Salvini

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia shqiptare arrestoi sot Bledar Ibrahimin, 28 vjeç, i kërkuar nga autoritetet italiane, nën dyshimin e veprave terroriste.

Në lidhje me arrestimin e Ibrahimit, ka reaguar në “Facebook” ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini.

Ai ndër të tjera falënderon policinë shqiptare për këtë arrestim, sipas tij, tepër të rëndësishëm.

Reagimi i Mateo Salvinit:

Bledar Ibrahimi 28 vjeç u arrestua në Shqipëri, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar.

Në shtëpinë e tij në Milano janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente e video që lavdëronin xhihadin islamik.

Hetuesit dhe policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu falënderoj policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë.

Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë.

 

Zjarr Tv Ad