Arrestimi i Thoma Gëllçit/ Carlo Bollino : Nuk ka asnjë hetim, as prova

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Carlo Bollino, është shprehur se nuk ka asnjë hetim në lidhje me arrestimin e Thoma Gëllçit, i cili është i akuzuar për shpërdorim detyre.

Ai thekson se nuk ka prova në lidhje me këtë rast, ose  nuk janw kryer hetimet e duhura.

Sipas Bollinos, ai është i vetmi drejtor në RTSH që është përpjekur të krijojë pavarësi nga lobime të televizioneve private.

“Nuk arrita të nxjerr asnjë provë më shumë se sa raporti i KLSH-së. Sot po flasim për shpërdorim jo për korrupsion. A i ka verifikuar SPAK llogaritë bankare. Për një shkelje administrative, nuk ka asnjë hetim. Shkelje tjetër ishte leja nga AMA që ai nuk e kishte kërkuar. AMA nuk ka kompetencë për po ose jo. Shkelje tjetër ishte që nuk kishte autorizimin për ndryshimin në financa. Furtunë në gotë, ose nuk ke prova ose nuk ke hetuar, ai nuk ka target që ta fusë në burg. Ne po flasim për një person në burg. Nuk dua të paragjykoj, por është në fakt, i vetmi drejtor që është përpjekur të krijojë pavarësi nga lobime të televizione private. I vetmi drejtor që është përpjekur të krijojë pavarësi nga lobime të televizione private. Unë jam gazetar dhe pronar i një televizioni, jam konkurrent me Thoma Gëllçin, ata që kanë qenë më parë kanë shitur të gjithë asetet e tyre që nga stafi e deri tek regjistrimet tek privatet. Ai ka krijuar një mur në lidhje me këtë, unë nuk jam avokati i tij, nëse ka bërë shkeljen ai duhet të ndëshkohet”, u shpreh Bollino.

Zjarr Tv Ad