Arrestimi i Thoma Gëllçit/ Reagon Ylli Manjani: Cirku Rama, do të na shpërlajë trutë para se të rrjepë paratë…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në “Facebook”, ka reaguar lidhur me arrestimin e Thoma Gëllçit. Sipas Manjanit, këto janë shfaqje të një cirku, ku bën pjesë padyshim edhe Partia e Lulit.

Reagimi:

Arrestimi i Thomait Gëllçit dhe kopaçet që këput Bosi në TV me çmimin e h*ashashit janë cirk. Cirku Rama që ofrohet si shfaqje për të bërë njerëzit të harrojnë çmimet e ngritura nga qeverisja korruptive!  Pjesë e kësaj shfaqje cirku është padyshim dhe partia e Lulit. Ky i fundit bën numra shpejtësie me Vulën e PD…

Nuk e di ç’ka bërë Thomai, por çfarëdo të ketë bërë nuk është ai që thau kaskadën e Drinit dhe burimet financiare të KESH dhe OSHE.  Meqë ra fjala, keni dëgjuar ndonjë krizë në botë që të ketë një datë fillimi dhe një datë fikse mbarimi?!! Se cirku Rama do të na fshijë edhe memorien. Do të na shpërlajë trutë para se të rrjepë paratë..

Dhe çmimi kërkohet të rritet me të paktën 40%, jo 18% sa ç’tha Bosi. Sa më spektakël cirku aq më e madhe fshehja”!- shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad