Arrestimi i zv.drejtorit të policisë Albert Nushi, Luçiano Boçi: Tani që e përmbushën rolin e tyre, “mjeshtri” po i lëshon një nga një. Kërkon të shpëtojë kokën e…

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me masën e arrestit ndaj ish-drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi, i cili së bashku me Nikollaq Pallën ishin të pranishëm në momentin kur u vra Pjerin Xhuvani 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sipas Boçit, Nushi rezulton një person i përfshirë dhe në manipulime provash për ngjarje të tjera. Ai shton se tashmë që ish-zv. drejtori dhe policië të tjerë e kanë përmbushur rolin e tyre për manipulimin e zgjedhjeve, kryeministri po i lëshon një nga një për të shpëtuar kokën e tij.

POSTIMI I PLOTË I LUÇIANO BOÇIT

SHITJA E RRADHËS

Arrestimi i djeshëm e drejtuesve të policisë dhe efektivëve të saj është maja e ajsbergut të implikimit të turpshëm të kësaj trupe në masakrën zgjedhore të 25 prillit. Midis tyre spikat Zv/drejtori NUSHI, i përfshirë në manipulim provash dhe në ngjarje të tjera.

Zelli i tij ekstrem në goditjen e protestuesve demokratë ka qenë i njohur për publikun. Por tashmë ai e ca të tjerë e kanë përmbushur rolin e tyre, e “mjeshtri” lart, po i shet një e nga një, për të shpëtuar lëkurën e vet.

Prandaj arrestimi i tyre nuk përbën më lajm.

Është shitja e rradhës, pasi i ka shtrydhur mirë e mirë.

A nuk bëri kështu me Kokën?!

Po me Bllakon, pasi e shfrytëzoi si blerës votash?!

Etj…etj…

Por megjithatë laku po shtrëngohet pak nga pak dhe për Ramën.

Revolta popullore është në prag!

Zjarr Tv Ad