Arrestohen 3 shpërndarës kokaine në Tiranë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka vënë në pranga 3 shpërndarës kokaine në kryeqytet ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në prangat e policisë ranë shtetasit me iniciale B. Gj., 29 vjeç, K. A., 25 vjeç dhe K. D., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ky i fundit rezulton edhe me precedentë të mëparshëm kriminalë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Dritan Hoxha”, u arrestuan B. Gj., 29 vjeç dhe K. A., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e policisë iu gjetën 19 doza me lëndë të dyshuar kanabis. Dy të rinjtë për shitjen e lëndës narkotike me bazë porosie, në katin e parë të një pallati, shfrytëzonin pjesën e jashtme të murit të një bilardoje, ku mbanin dhe linin për shitje lëndën narkotike,”-raporton policia.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve në rrugën “Petro Marko”, u arrestua 25-vjeçari K. D., me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve ndërsa u procedua në gjendje të lirë 31-vjeçari D. A. banues në Tiranë.

“Në rrugën “Petro Marko”, këta dy shtetas kanë qenë duke qëndruar së bashku dhe në momentin që shërbimet e policisë janë afruar për kontroll shtetasi K. D. ka hedhur në shkurre një qese me 34 doza me lëndë të dyshuara kanabis,”-informojnë uniformat blu.

Materialet  në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

 

Zjarr Tv Ad