Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, pasi rrahën një tjetër shqiptar

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane e Xhenovës, arrestoi 3 shqiptarë, pasi ata janë konfiltuar dhe kanë rrahur një tjetër bashkëkombas të tyre.

Të arrestuarit janë shtetasit shqiptarë me inicialet A.S. 37 vjeç, L.S 34 vjeç dhe P.M. 42 vjeç.

Ata kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime të shumta shqiptarit tjetër, 40-vjeçarit me inicialet M.P.

Ata u konfliktuan pas një mosmarrëveshje që kishin me njëri-tjetrin, për shkak të fëmijëve.

Pas sherrit të dhunshëm, ka ndërhyrë policia italiane, që ka kryer edhe arrestet, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Ndaj tre të arrestuarve rëndojnë akuza për lëndime trupore. Ata janë në pritje të procesit gjyqësor karshi tyre.

Zjarr Tv Ad