Arrestohen 3 shtetas, dhunuan punonjësit e policisë

0
76

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë së rendit, arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

S.S, 24 vjeç,
O.Xh, 27 vjeç,
U.B, 17 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.