Arrestohen 4 punonjës të policisë kufitare për korrupsion dhe kontrabandë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ata do të përballen tani me veprat penale ‘Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.
‘Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) finalizoi sot operacionin “Trebishti”, në të cilin u arrestuan 4 punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës për veprat penale “Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.
Ata janë:
– Sulejman Xheleshi, Përgjegjës i PKK Trebisht;
– Shehat Kazani, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;
– Sulejman Islami, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;
– Vinar Seitaj, trup shërbimi në Kom e Policisë Burrel, më herët trup shërbimi në PKK Trebisht.’, njofton ministria duke shtuar se hetimetnga strukturat e SHÇBA nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara zgjatën rreth 3 muaj dhe u ndoqën me metoda speciale.
‘4 punonjësit e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë.’, përfundojnë detajet e tyre përfaqësuesit e ministrisë.