Arrestohen 7 persona në Tiranë

0
74

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për krime të ndryshme, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Kështu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u ndalua me iniciativë shtetasi R. S. 28 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Ndërkohë, agjentët e komisariatit nr.5 ndaloi një 23 vjeçar pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht kushërirën e tij. Ndërsa nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• A. A., 24 vjeç dhe A. M., 52 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar motoçikletat pa lejet përkatëse;

• B. D., 43 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l;

•Sh. K., 27 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Gjithashtu, autoritetet finalizuan me sukses operacionin e koduar “SHOCK”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasit D. K. dhe D. K. merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.