Arrestohen 9 persona në Rinas, policia nxjerr masat për muajin dhjetor

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë godititur të paktën 66 raste të paligjshmërisë dhe 52 shtetas janë proceduar penalisht vetëm gjatë muajit nëntor në kuadër te parandalimit dhe angazhimit të policisë për përbalilllimin e fluksit të udhëtarëve në pikën kufitare të Rinasit.

Teksa bën bilancin e muajit nëntor Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë ka njoftuar se është hartuar një plan masash të detajuar për muajin Dhejtor 2018 me qëllim përballimin e fluksit në hyrje- dalje në aeroportin e Rinasit, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e tjera ligjzbatuese.

Në njoftimin e saj policia bën të ditur se përgjatë muajit nëntor nga policia kufitare janë kapur dhe 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të Drejtorise Vendore për Kufirin.

Gjithashtu mësohet se janë arrestuar dhe proceduar 10 persona për përdorim të dokumentave të falsifikuara. Në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 207 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen.

Po gjatë muajit Nëntor nga Policia Kufitare janë bëhet e ditur se është proceduar penalisht 1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi. Sipas një bilanci të bërë për muajin e kaluar kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet aeroportit të Rinasit 203694 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Zjarr Tv Ad