Arrestohen 9 persona per mashtrim dhe marrje parash

0
26

Erenik Peka eshte “koka” e grupit mashtrues ne fb .NGA ky grup,  26 janë personat që janë mashtruar duke u marrë 38 mijë euro, të gjithë janë emigrantë shqiptarë në Angli, ku ju kërkohej nga 500 deri në 1000 paund. I riu kuksian, simpatizant i Partisë Demokratike, qëndronte ne krye  të këtij rrjeti të hakerave të cilët nëpërmjet vjedhjes së të dhënave personale në Facebook morën 38 mijë euro. Autoritetet ligjzbatuese i ka vendosur në lëvizje denoncimi i emigrantit shqiptar që dërgoi lekët në Shqipëri pas mesazhit për ndihmë që mori. Emigranti nga Hasi që jeton dhe punon në Angli, kontaktoi të afërmin e tij në Shqipëri, që i kërkoi lekët me arsyen se kishte djalin sëmurë, duke i kërkuar që t’ia kthente. Por këtu u përball më surprizën e pakëndshme, pasi i afërmi i tij, i tha se nuk i kishte kërkuar dhe marrë asgjë dhe nuk ishte në dijeni. Emigranti nga Hasi më pas bëri denoncimin duke zbuluar mashtrimin kompjuterik përmes Facebook-ut. Peka ka mashtruar edhe disa persona të tjerë në kryeqytet që kanë bërë denoncime në polici. Sektori i krimit kompjuterik në Tiranë përballet me thuajse 50 denoncime në ditë për mashtrim, ndërsa stafi që duhet të hetojnë nuk është më shumë se 10 persona. Paratë tërhiqeshin përmes agjensive, Në skemën e mashtrimit janë edhe 4 vajza, ndërsa një persona është ende në kërkim. Masat e sigurisë për 9 të arrestuarit, të gjithë nga Kukësi, nga 21 deri në 48 vjeç do të jepen nesër në orën 13:30 në dhomën penale Tiranë nga gjyqtarja Vjollca Spahiu. ‘Koka’ e grupit, 30-vjeçari Peka me origjinë nga Kukësi Peka kishte qenë punonjës i bashkisë së Tiranës në kohën që e drejtoi Lulzim Basha.