Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e së dielës, dy shqiptarë të cilëve gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonin, iu gjetën mjete që përdoreshin për grabitje si edhe 108 gramë marijuanë.
Shqiptarët e ndaluar janë Reiz Datja, 20 vjeç dhe Indrit Turshilla, 21 vjeç.
Në momentin e arrestimit shqiptarët po udhëtonin me një mjet tip ‘Opel’ dhe u kapën gjatë një kontrolli rrugor në provincën e Casertas.
Shqiptarët po ndiqeshin prej disa minutash nga policia rrugore.
Ndalimi i automjetit me katër persona në bord u bë në afërsi të një karburanti, ku kanë braktisur mjetin, duke tentuar ti shpëtojnë ndjekjes së policisë.
Por dy prej tyre, Reiz Datja dhe Indrit Turshilla, janë bllokuar nga policia.