Arrestohet 25 vjeçarja, ishte dënuar për falsifikim

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Elbasanit kishte vënë në kërkim një 25-vjeçare të dënuar me 1 vit burg, për falsifikim të letërnjoftimeve e pasaportave.

Sipas informacioneve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, ndaluan shtetasen me iniciale K.Q., 25 vjeçe, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

 

Zjarr Tv Ad