Arrestohet 27 vjeçari, tentoi tu japë rryshfet policëve për testin e alkoolit

0
944
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit

Më datë 22.01.2017, në rrugën “Dervish Hima” shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– O. V., 27 vjeç, banues Durrës.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore për të kryer një test alkooli

O. V., ka tentuar ti japë 2000 të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur testit të alkoolit.

Pas kontrollit të ushtruar me aparat drager, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.95 mg/l.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad