Arrestohet 64-vjeçari në Peqin, plagosi me thikë djalin e tij

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 64-vjeçar në Peqin ka rënë në prangat e policisë për plagosjen e djalit të tij. I arrestuari është shtetasi me iniciale Y.S, banues në fshatin Vashaj.

Sipas policisë, 64-vjeçari për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Zjarr Tv Ad