Shefja ekzekutive e Rappler, një faqe interneti lajmesh kritike ndaj qeverisë filipinase, është arrestuar në selinë e saj në Manila. Maria Ressa tha se akuza për shpifje është një përpjekje qeverisë së Rodrigo Duterte për të censuruar mediat. Ndërsa ka një varg akuzash kundrejt saj. Presidenti, i cili thotë se media e saj publikon lajme të rreme, mohoi se akuzat ndaj Marias janë të motivuara politikisht.
Gazetarët e Rappler hodhën momentin e arrestimit në Twitter dhe Facebook. Pamjet tregojnë momentin kur zyrtarët flisnin me Maria Ressën ndërsa disa nga gazetarët e faqes transmetonin atë që po ndodhte. Zyrtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) thuhet se i urdhëruan ata të ndalonin xhirimin dhe fotografimin. Akuza e fundit ndaj Marias rrjedh nga një raport 7 vjeçar të saj mbi lidhjet e pretenduara të një biznesmeni me një ish-gjyqtar në gjykatën e lartë të Filipineve. Dhe katër muaj pas botimi të artikullit të fjalë hyri në fuqi ligji i diskutueshëm ‘cyber-shpifje’ në shtator 2012.
Fillimisht çështja kundër saj u ngrit në vitin 2017 por u mbyll nga NBI, që e rihapi sërish në mars të vitit 2018. Arrestimi vjen dy muaj pasi Ressa publikoi akuza ndaj saj për mashtrime me taksat, të cilat thotë gjithashtu se janë të fabrikuara. Nëse dënohet vetëm për akuzën e mashtrimit tatimor, mund të dënohet deri në 10 vite burg. Ndërsa për cyber-shpifje merr një dënim maksimal prej 12 vjetësh. Rappler u themelua në vitin 2012 nga Ressa dhe tre gazetarë të tjerë. Që nga ajo kohë u bë e njohur në Filipine për hetimet e saj të ashpra.