Arr*estohet edhe nënkryetari i veteranëve të UÇK-së Nasim Haradinaj

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohet nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Kosovë, Nasim Haradinaj.

Ai është ndaluar nga zyrtarët e Prokurorisë Speciale teksa po shkonte në studion e një televizioni në Kosovë.

Kushëriri i Ramush Haradinajt, Nasimi është dëgjuar të thotë se nuk pranon të shkojë me zyrtarët e Speciales, por ka kërkuar të shoqërohet nga Policia e Kosovës.

“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në momentin e ndalimit.

Më herët gjatë ditës së sotme u arrestuar edhe kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati.

Ky operacion vjen pak ditë pasi në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë dorëzuar mijëra faqe dokument të dyshuara se janë pjesë e dosjeve që Gjykata Speciale ka në hetim.

Gjatë ditëve të fundit në zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, një person i panjohur ka lënë dosje të ndryshme që pretendohet se janë të Gjykatës Speciale.  Dyshohet se bëhet fjalë për dosje të presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe ish-kupolës drejtuese të UÇK-së, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti etj.

Zjarr Tv Ad